“Besimi ende mungon” – Iraola përballet me sfidën për ta nxjerrë më

0%

Andoni Iraola ka një detyrë të rëndësishme te Liverpooli: të gjejë mënyrën për ta nxjerrë më të mirën nga Alexander Isaku. Sulmuesi suedez, i cili verën e kaluar iu bashkua Liverpoolit për një shifër rekord prej 125 milionë eurosh, ka pasur vështirësi të përshtatet në skuadrën e re.

Sezonin e kaluar, për shkak edhe të problemeve fizike, ai shënoi vetëm tri gola në 14 paraqitje në Ligën Premier. Isaku kishte realizuar 44 gola në dy sezonet e fundit me Newcastle Unitedin, ku ishte një prej pikave kryesore të sulmit. Megjithatë, te Liverpooli ende nuk po arrin të ketë të njëjtin ndikim.

Në barazimin 2-2 ndaj Nottingham Forestit të shtunën, Isaku pati vetëm gjashtë prekje të topit në pjesën e parë, një pasim të saktë dhe asnjë goditje në portë. “Ishte e qartë se Liverpooli ende nuk e ka gjetur mënyrën se si të luajë me Alexander Isakun”, deklaroi ish-portieri Joe Hart. “Te Newcastle gjithçka rridhte përmes tij. Ishte një çështje besimi që ishte ndërtuar me kalimin e kohës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Te Liverpooli, ai besim ende nuk është aty dhe Isaku po duket i izoluar”, shtoi ai. Megjithatë, 26-vjeçari arriti të shënonte në pjesën e dytë, duke përfituar nga një asistim i Cody Gakpos. Ishte goli i tij i parë këtë sezon dhe një moment i rëndësishëm për të rikthyer vetëbesimin. “Ky është në fund të fundit roli i një sulmuesi – të shënojë gola.

Jam shumë i lumtur që shënova të parin dhe shpresoj që golat të vazhdojnë të vijnë”, tha Isaku. Hart beson se Iraola duhet të ndërtojë sistemin e tij rreth sulmuesit suedez, duke marrë parasysh investimin e madh të klubit. “Nuk ka kuptim të transferosh lojtarë të tillë nëse nuk do t’i përdorësh siç duhet dhe nuk do të luash sipas pikave të tyre më të forta.

Askush nuk dyshon në cilësinë e Isakut”, u shpreh ai. Një tjetër sfidë për Iraolën është posedimi i topit. Liverpooli ka pasur 60 për qind të posedimit ndaj Newcastle dhe 70 për qind ndaj Nottingham Forestit, por të dyja ndeshjet kanë përfunduar 2-2.

Kjo përbën një ndryshim të madh për Iraolën, pasi Bournemouthi i tij ishte më efikas në tranzicion dhe kundërsulme sesa në ndeshjet ku kontrollonte pjesën më të madhe të posedimit. Me Mohamed Salahun jashtë dhe Hugo Ekitiken të dëmtuar, përgjegjësia mbi Isakun pritet të jetë edhe më e madhe.

Tani mbetet për t’u parë nëse Iraola do të arrijë ta gjejë formulën e duhur për ta bërë Isakun sërish një prej sulmuesve më të rrezikshëm të Ligës Premier.

Burimi: Telegrafi