Gjuajti me armë në aheng familjar, ndalohet një person në Prishtinë

0%

Një person është ndaluar dje me në Prishtinë, pasi dyshohet se kishte gjuajtur me armë gjatë një ahengu familjar. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar arma pistoletë me gaz dhe 31 copë gëzhoja. “I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Burimi: Kallxo