Një person është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një vajze të mitur. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është denoncuar më . Ankuesja, së bashku me vajzën e saj të mitur,ka raportuar se vajza dyshohet se ishte dhunuar nga i dyshuari rreth dy javë më parë.
Palët janë intervistuar lidhur me rastin, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
Burimi:
Telegrafi
