“Nuk rrimë në sallë” – Gacaferi i kundërpërgjigjet ashpër Besnik

0%

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se AAK-ja nuk do të qëndrojë në sallë gjatë votimit të presidentit. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, i cili e ka kritikuar qëndrimin e AAK-së, duke e cilësuar si kundërthënie me thirrjet për formimin e institucioneve të Kosovës.

“Po de se në atë sallë votohet për president të Kosovës, prandaj është tradhëti ndaj Radojqiçit e Listës kriminale Serbe me ndejtë në atë sallë të parlamentit ku votohet një president i Republikës te Kosovës!

Çfar mjerimi, në njërën anë dalin çdo ditë e kërkojnë të krijohen institucionet e në anën tjetër thonë: ne nuk rrijmë në atë sallë ku krijohen institucionet e shtetit të Kosovës!” , shkruan gacaferi në Facebook.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot