Bratu: Duhet të gjejmë zgjidhje

0%

Trajneri i Partizanit, Florin Bratu ka komentuar humbjen 1-2 të pësuar përballë Laçit në javën e dytë të “Abissnet Superiore”. “Nuk e nisëm ndeshjen si duhet. Humbëm duelet. Nuk ishim të qetë në duele. Pësuam një gol shumë të bukur. Dhe pas kartonit të kuq, çdo gjë ndryshoi për mua si trajner.

Taktikisht ishte shumë e vështirë sepse Laçi është me një trajner me eksperiencë si Osmani ka kualitet për të mbajtur topin. Dhe shumë lëvizje nga ofensiva”. “Jam pak i surprizuar nga Laçi. Por mendoj se nuk është ky çelësi. Mendoj se ekipi im nuk është se luajti shumë mirë. Në aspektin e mbrojtjes, por dhe të sulmit. Nuk është se bëmë diçka të madhe në fazën e sulmit.

Duhet të gjejmë zgjidhje. Është e vështirë që në dy ndeshje ne luajmë 60 minuta me një lojtar më pak. Është shumë e vështirë për mua si trajner. Në pjesën e dytë ne treguam karakter”. “Dy ndeshje dy kartonë të kuq? Nuk e pëlqej. Shpresoj të mos bëhem shumë nervoz. Humen dhe Marku janë me shumë eksperiencë dhe jam i sigurt që nga kjo gjë do mësojnë shumë në të ardhmen”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot