Trajneri i Laçit, Qatip Osmani ka folur për “Super Gol” pas fitores 2-1 të arritur në transfertë përballë Partizanit në javën e dytë të “Abissnet Superiore”. “Po, sigurisht që patëm në pjesën e parë avantazhin 1-0, me një lojtar më shumë. Nuk patëm momentet e sigurisë. Ekipi që nuk është i kujdesshëm ndëshkohet, nuk duhet ta lejojmë këtë gjë”. “Duhet të insistonim te goli.
Biseduam që të shkonte loja në këtë mënyrë dhe të kërkonim golin dhe sa më shpejt ta mbyllnim ndeshjen. Sigurisht edhe në stërvitje e kemi tentuar këtë gjë. Sistemin e ndryshuam në 20 minutat e fundit siç bëmë edhe me Elbasanin, na dha një shenjë më kualitative. Ndoshta edhe pse nuk kemi lojtarë anësor, na detyron të luajmë me dy sulmues”.
