Elbasani dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur edhe “Lojtari i Ndeshjes”, autori i golit të shkodranëve, Edon Murataj. “Kemi pasur një përgatitje të mirë. Fizikisht janë gati shumë lojtarë.
Unë për vete ndihem mirë, do të bëjë maksimumin për të ndihmuar ekipin. E rëndësishme është për të fituar, sot janë emocionet pak të larta. Unë jam mësuar të luaj në mesfushë, nuk ishte e vështirë. Ishte një ndryshim, por besoj që duhet të bëj çmos për të ndihmuar ekipin kudo që më fut trajneri. Nëse duhet të vrapoj më shumë, do ta bëj”, tha Murataj.
