Laçi fitoi përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme të javës së dytë në “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë shkoi në favor të kurbinasve, mbyllur me rezultatin e ngushtë 1-2. Pas takimit, ka folur për mediat dhe lojtari i ndeshjes, Stiven Bibo. “Viti i duhur? E rëndësishme është të jap maksimumin në çdo ditë dhe ndeshje. Pastaj kjo mbetet për t’u parë.
Sa e ndihmon Stivin të qenit te ky Laç? Normal që çunat më ndihmojnë shumë, kemi ruajtur edhe ekipin. Me henrin njihemi prej vitesh. Nuk jam vetëm unë, çunat më ndihmojnë të jap maksimumin. Jo me thënë të drejtën profesori na ndihmon jashtëzakonisht. Me trajnerin kemi lirinë për t’u shprehur”, tha Bibo.
