Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish për çështjen e Presidentit

0%

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar një tjetër takim mbrëmjen e sotme. Dy liderët ishin takuar edhe pak ditë më parë, ndërsa në qendër të diskutimeve ishte çështja e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Takimi nuk ishte paralajmëruar paraprakisht për media dhe është zhvilluar pa praninë e gazetarëve. Pas përfundimit të takimit, as Kurti dhe as Abdixhiku nuk kanë dhënë deklaratë për media dhe nuk është bërë e ditur nëse është arritur ndonjë marrëveshje lidhur me kandidatin për president. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com