Kostoja e ndërtimit 4.4% më e lartë në tremujorin e dytë të vitit

0%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se indeksi i kostos së ndërtimit në Kosovë u rrit me 0.9% në tremujorin e dytë të vitit 2026 krahasuar me tremujorin paraprak, ndërsa në raport me tremujorin e dytë të vitit 2025, pati rritje 4.4%.

“Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për (0.9 %) në tremujorin e dytë (TM2)-2026 krahasuar me tremujorin e parë (TM1) 2026. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM2)-2025 Indeksi i Kostos të Ndërtimit pati rritje për (4.4 %).”-njofton ASK.

Kostoja e ndërtimit u rrit për 0.9% në tremujorin e dytë të vitit 2026 në raport me tremujorin paraprak, duke u ndikuar kryesisht nga energjia, pagat dhe materialet. “Rritje kishte energjia (2.3%), pagat (2.0%) ,kostot tjera (2.0%) materialet (1.5%),dhe transporti (1.5%) ndërsa Zbritje kishte te makineritë (-0.6%).”- njofton ASK.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në tremujorin e dytë të këtij viti, kostoja e ndërtimit pati rritje për 4.4% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2025. “Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje (4.4%) në tremujorin e dytë (TM2) 2026 krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) 2025.”- tregon ASK.

Sipas ASK-së, rritje më të madhe kishte transporti 11.2%, pagat 8.6%, kostot tjera 6.9% materialet, 4.4%, energjia 2.3% ndërsa zbritje kishte te makineritë -0.9%. Publikimin e plotë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lidhur me indeksin e kostos së ndërtimit për tremujorin e dytë mund ta gjeni KËTU .

Burimi: Kallxo