Gjilani e Dukagjini barazojnë nën dritën e reflektorëve

0%

Shpërndaje në: Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Dukagjini ka përfunduar pa fitues. Gjilani dhe Dukagjini të shtunën në ndeshjen që u zhvillua në fushën me bari sintetik nën dritën e reflektorëve barazuan 2:2. Ndeshja i takoi xhiros së tretë të Superligës së Kosovës. Blerind Morina shënoi supergol nga goditja e dënimit në minutën e nëntë për ta kaluar në epërsi Gjilani.

Dukagjini shifrat në 1:1 i barazoi në minutën e 20-të. Autor i golit ishte Mërgim Pefqeli. Gjilani kaloi sërish në epërsi 2:1 në minutën e 38-të me golin që e realizoi Arbër Potoku. Dienit Isufi në minutën e 54-t e barazoi rezultatin në 2:2 dhe ia siguroi një pikë skudrës nga Klina. Për Gjilanin është barazimi i parë, pas dy fitoreve radhazi. Ndërsa për Dukagjinin ishte barazimi i dytë.

Ka edhe një fitore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha