Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Nepal është rritur në 675. Kështu ka bërë të ditur Autoriteti Kombëtar i Nepalit për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë (NDRRMA). Sipas të dhënave të fundit, ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë të paktën 2 mijë e 498 persona, ndërsa 219 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Në operacionet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar më shumë se 18 mijë e 700 pjesëtarë të ekipeve emergjente, të cilët po vazhdojnë punën në zonat e prekura. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
