Pas temperaturave të larta që kanë përfshirë Kosovën ditëve të fundit, disa pjesë të vendit janë përfshirë pasditen e sotme nga reshje shiu dhe breshëri. Në disa zona, shiu ka qenë i shoqëruar edhe me breshër. Këto ndryshime të menjëhershme të motit kanë sjellë një freskim pas ditëve të nxehta, ndërsa reshjet lokale janë shoqëruar në disa raste edhe me erë dhe shkarkime atmosferike.
Sipas parashikimeve, zhvillime të tilla konvektive mund të paraqiten lokalisht pasdite, sidomos pas temperaturave të larta.
