“Vuçiq dhe Rama synojnë defunksionalizimin e shtetit të Kosovës,

0%

Miku i madh i shqiptarëve, denoncuesi i njohur i masakrës së Reçakut, ambasadori amerikan, William Walker, prej shumë kohësh është shfaqur i shqetësuar për shkak të mungesës së bashkëpunimit politik në Kosovë për të gjetur një formulë pajtimi për zgjedhjen e kreut të shtetit. Kështu është shprehur profesori universitar, Prof.dr. Enver Bytyçi.

Sipas tij, poashtu ishte në Kosovë ish-kongresmeni amerikan me rrënjë shqiptare, Joseph Dioguardi, i cili shprehu të njëjtin shqetësim, madje me nota pesimizmi të dukshme, nëse partitë politike në Kosovë nuk do të gjejnë zgjidhje për t’i dhënë fund ngërçit të krijimit të institucioneve.

Të dy këta bënë gjithashtu edhe një propozim konkret, emrin e Faton Bislimit, si kandidat të mundshëm dhe të përshtatshëm për të qenë president i Republikës së Kosovës. “Shqetësimi i Walker dhe Dioguardit, ashtu si edhe i miqve të tjerë europianë dhe amerikanë, është legjitim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

U bënë tri palë zgjedhje, sepse klasa politike nuk qe e zonja të gjejë gjuhën e përbashkët për të krijuar në rastin e parë kryesinë dhe qeverinë e në dy rastet e fundit për të zgjedhur kreun e shtetit”, shprehet Bytyçi.

Sipas tij, duhet parë se si do të zhbëhej vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila përcakton në mënyrë jokushtetuese se në raundin e fundit të zgjedhjes së presidentit në sallën e parlamentit dë të duhet të jenë 2/3 e deputetëve të parlamentit. “Derisa në këtë raund presidenti zgjidhet me shumicën absolute, 50 + 1, pse paska nevojë që ata që janë kundër të jenë të pranishëm në sallë?!

Ky absurditet i parashikuar në platformat serbe të destabilizimit politik të Kosovës duhet zgjidhur. Por kjo vlen ndoshta për në të ardhmen” , deklaron ai. Bytyçi thotë se zgjidhja e sotme do të ishte dakordësimi mundësisht i të gjitha fraksioneve politike për një president konsensual. “Që do të thotë se Kosova ta ketë një kryetar shteti të varur vetëm te kushtetuta dhe te ligji.

Automatikisht gjykoj se një president konsensual do të varej te kushtetuta e vendit, jo te njëra ose tjetra parti politike”, shprehet ai. Sipas tij, në Kosovë opozita promovon tezën, sipas së cilës “Kurti dëshiron t’i kapë të gjitha pushtetet”! “Prandaj, thonë ata, nuk e mbështesim një kandidaturë çfarëdo që nuk është e partisë përkatëse opozitare për në funksionin e kreut të Republikës.

Madje disa zgërdheshin dhëmbët e thonë ‘Hajt do ta shihish ti Albin Kurti, a do t’ia dalësh apo jo’ dhe shprehin kënaqësi të jashtëzakonshme kur shteti nuk funksionon për shkak të këtij ngërçi ”, thotë Bytyçi. Ai thekson se po bëhen dy vite që Kosova zhvillon vetëm zgjedhje. “Tani tentohet sërishmi të shkohet përsëri në zgjedhje.

Gjithnjë me shpresën se qytetarët do të lodhen dhe kjo ka mundësi të ndodhë. E në këtë rast nuk votohet Albin Kurti për kryeministër, shpresojnë opozitarët. Vetë Kurti në zgjedhjet e dyta ndoshta besoi se do ta fitojë i vetëm, por tani edhe ai e pranon se presidentin nuk mund ta zgjedhë i vetëm sado shumë raunde zgjedhjesh të bëhen” , shprehet ai.

Bytyçi thotë se ndryshe po besojnë PDK dhe AAK. “Këta po besojnë edhe se me 16 shtator Hashimi kthehet drejt prej Hagës në karrigen e lënë bosh të presidentit të Kosovës. Ka lloj lloj absurditetesh e ëndrrash që politikanë të caktuar shohin në Kosovë. Ndërkohë vendi vuan mungesën e institucioneve dhe të vendimmarrjes” , deklaron ai. “E kam thënë edhe herë të tjera.

Autori kryesor i kësaj krize artificiale është Aleksandër Vuçiq, sepse sponsorizoi vendimin absurd të Gjykatës Kushtetuese dhe Edi Rama, sepse u jep urdhëra dhe direktiva bllokuesve të vendimmarrjes për një president konsensual ”, shprehet Bytyçi. Sipas tij, të dy këta synojnë skualifikimin e shtetit të Kosovës dhe difensivën e saj në shtet-formim.

“Edi Rama edhe për të fajësuar Albin Kurtin, sepse rashmë modeli Kurti e ka sfiduar dhe etiketuar dukshëm Edi Ramën si tradhtar të çështjes shqiptare në Ballkan, si politikan arrogant në raport me Kosovën dhe qytetarët e Shqipërisë” , thotë ai.

Bytyçi thekson se efekti dhe pasoja e misformimit të institucioneve, praktikisht të institucionit të presidentit të vendit, është defunkasionalizimi i shtetit të Kosovës dhe krijimi i kushteve të favorshme për Serbinë. “Që ajo ta ketë të lehtë në lobimin e saj kundër këtij shteti, ende pa vend në OKB. Për këtë arsye të dy miqtë tanë amerikanë, Walker dhe Dioguardi, janë të shqetësuar.

Ndodhta duhet marrë seriozisht në konsideratë edhe propozimi që ata bëjnë për Faton Bislimin në krye të shtetit të Kosovës” , deklaron Bytyçi. Ai tregon se personalisht Faton Bislimin e ka propozuar dikur që të ishte në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Por çështjet partiake nuk zgjidhen me rekomandime nga jashtë.

E shoh të përshtatshëm dhe me cilësi e virtyte të vlefshme për atë funksion. Pavarësisht se çfarë mendoj unë, me rëndësi është që LDK dhe Kurti të merren vesh. Të përcaktojnë sa më shpejt të jetë e mundur kush duhet të zgjidhet president i vendit” , shprehet ai.

Bytyçi thotë se ka dëgjuar zëra se ka deputetë të LDK-së, që nuk duan të votojnë asnjë kandidaturë të mundshme në marrëveshje të përbashkët. “Por kreu i LDK-së u tregua objektiv dhe i zgjuar kur hoqi dorë nga një koalicion qeverisës, të cilin shumë veta në Lidhjen Demokratike nuk e duan.

Kjo ishte ndodhta një lëvizje shumë e zgjuar për të eleminuar alibitë e votimit të kreut të shtetit”, t hotë ai. Në këto kushte, sipas Bytyçit, nëse ndonjë deputet i Lidhjes Demokratike refuzon votën për një president të pranueshëm midis dy partive, atëherë kjo do të nënkuptonte se ai deputet është urdhëruar nga jashtë partisë për të bllokuar formimin e institucioneve të vendit.

“Nuk ka e nuk mund të ketë arsye tjetër që një deputet i VV apo LDK-së të refuzojë një kandidaturë konsensuale për kreun e shtetit. Hava që vjen do të jetë vendimtare për këtë.”

Burimi: Bota Sot