11 vjeçari Mejdi Deliu, ka vdekur të shtunën në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës. Ai ishte duke u trajtua pas një vetaksidenti me trotinet elektrik që kishte pasur më 8 qershor në Gjilan. Varrimi i vogëlushit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Kabash të Vitisë. Njoftimin e bëri Xhamia e këtij fshati në llogarinë në Facebook.
Njoftimi i plotë: Njoftim Mortor Me pikëllim të thellë dhe me besim në caktimin e Allahut xh.sh., njoftojmë familjarët, miqtë, farefisin dhe besimtarët se ka ndërruar jetë i ndjeri Mejdi Deliu, në moshën 11-vjeçare, si pasojë e një vetaksidenti.
Lusim Allahun e Madhërishëm që ta mëshirojë të ndjerin, ta bëjë prej banorëve të Xhenetit dhe familjes së tij t’i dhurojë sabër e forcë në përballimin e kësaj humbjeje të rëndë. Namazi i xhenazes do të falet në Xhaminë e Kabashit, ndërsa varrimi do të bëhet pas namazit të ikindisë, në ora te varrezat e fshatit Kabash().
“Me të vërtetë, ne jemi të Allahut dhe te Ai do të kthehemi.” (Inna lillahi ve inna ilejhi raxhiun) Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus
