Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se të dielën do të zbulohet lapidari përkujtimor kushtuar policit Triumf Riza, në 19-vjetorin e vrasjes së tij. Ceremonia përkujtimore do të mbahet në vendin ku Riza humbi jetën derisa ishte në krye të detyrës.
“Nesër, më , në 19-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Heroit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, do të mbahet ceremoni përkujtimore në vendin ku ai humbi jetën”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Gjatë ceremonisë do të zbulohet lapidari në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së tij. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
