Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, e ka takuar medalisten e artë të Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’, boksieren Donjeta Sadiku.
Kurti thotë se boksierja Sadiku i ka thënë se medaljen e artë ia ka dedikuar Kosovës, kurse ai e ka falënderuar “përzemërsisht për punën e pandalshme dhe angazhimin e pashoq në sportin e boksit.” “Fitoren në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do ta mbajmë mend gjatë, sepse është historike.
Përderisa Donjeta, së bashku me trajneren e saj, Marjola Sallauka, menjëherë po përgatiten për Kampionatin Evropian që mbahet muajin e ardhshëm, bashkërisht diskutuam edhe për medaljet e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.” – ka shkruar Kurti në Facebook më . Kurti është shprehur krenar edhe me boksin e Kosovës përveçse me xhudon.
“Faleminderit për përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare sportive.” – ka shtuar ai. Sadiku fitoi medaljen e artë më , duke e mposhtur boksieren nga Serbia, Kristina Kuluhova. Kuluhova është ruse e cila e përfaqësoi Serbinë. Kosova tashmë ka gjashtë medalje të fituara në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’. Më , xhudisti Shpat Zekaj fitoi medaljen e bronztë.
Pak momente para Zekajt, xhudistja Laura Fazliu fitoi medaljen e argjendtë. Një ditë më parë, më , xhudistja Flaka Loxha fitoi medaljen e bronztë. Edhe xhudistët Akil Gjakova dhe Fatjona Kasapi fituan medalje të bronzta.
