Tirana për fitore

0%

Trajneri i Tiranës, Dean Klafuriç, ka folur para përballjes së Tiranës në transfertën e Teutës. “Ne jemi gati për këtë ndeshje. Ne jemi të lumtur që më në fund i kemi gati të gjithë lojtarët për të luajtur. Fatkeqësisht kemi disa dëmtime, por ne jemi gati për ndeshjen. Siç e dini situatën nga ndeshja e parë, administrata e klubit e rregulloi atë situatë.

Dhe ne jemi gati që të luajmë ndeshje të mirë kundër Teutës. Çdo ndeshje nën drejtimin tim, Tirana do futet për të fituar ndeshjen. Sigurisht që nuk është gjithmonë e mundshme për të fituar ndeshjen, por të paktën duhet të provojmë të fitojmë çdo ndeshje. Kjo është sjellja jonë në çdo ndeshje. Dua që lojtarët të japin më të mirën dhe tifozët ta vërejnë këtë gjatë ndeshjes.

Në bisedat me drejtorin sportiv dhe njerëzit në bordin e klubit, jemi të ndërgjegjshëm se deri tani jemi mirë. Bie dakord se kemi lojtarë të mirë për buxhetin që ka Tirana për momentin. Çdo gjë që duhet t’i tregoja lojtarëve, ua kam treguar. Dinë çdo gjë. Tifozëve dua t’u them që na mbështesni dhe ne do mundohemi të japim më të mirën gjatë ndeshjes”, u shpreh trajneri i Tiranës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot