Ndeshja mes Elbasanit dhe Vllaznisë në “Elbasan Arena” do të zhvillohet në mënyrë të pazakontë, pasi në shkallare mungojnë tifozët, meqë vendasit janë ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës në fund të edicionit të kaluar. Pas ndalesave të të dy ekipeve në ndeshjen e parë, trajnerët kanë bërë ndryshime në rreshtim. Gvozdenoviç ka lënë jashtë A.
Kasën dhe Lukokin, duke hedhur në fushë Lilën dhe Deliun. Ndërkohë, Martini ka lënë jashtë Çelikoviç, Qato dhe Uldedaj, pa harruar këtu edhe Kobiljar të larguar nga ekipi. Në vend të tyre janë Latifi, Bardhi, Mehmeti dhe Bizi. FORMACIONET ZYRTARE ELBASANI: Aleksovski, Lulaj, Gjini, Lila, K.
Kasa, Abas, Deliu, Boriçi, Tresa, Hebaj, Nikaj, Trajner: Ivan Gvozdenoviç VLLAZNIA: Avram, Pusi, Latifi, Dumfur, Musta, Bardhi, Dros, Mehmeti, Bizi, Murataj, Balaj. Trajner: Edi Martini Gjyqtar: Dorjan Maletaj.
