Mbi 4 mijë kandidatë në Provimin e Maturës, 18 kapen me telefona

0%

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore në 55 qendra testimi në të gjithë territorin e Kosovës. Për këtë afat, përmes platformës eKosova kanë aplikuar gjithsej 5 mijë e 33 kandidatë. Pas shqyrtimit dhe verifikimit të aplikimeve, pjesëmarrja në provim u është miratuar 4 mijë e 967 kandidatëve.

Procesi i testimit ka nisur në orën , sipas planifikimit dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e provimit. Gjatë testimit, 18 kandidatë janë përjashtuar pasi janë kapur me telefona, në kundërshtim me rregullat për mbarëvajtjen e provimit. Ministria ka falënderuar komisionerët, administratorët dhe të gjithë personat e angazhuar në organizimin e Provimit të Maturës Shtetërore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com