Kosova tashmë ka gjashtë medalje të fituara në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’, pasi xhudisti Shpat Zekaj është fitues i medaljes së bronztë. Xhudisti Zekaj në xhiron e parë mposhti me Ippon, Aleksandar Tomic nga Mali i Zi, kurse në çerekfinale ai humbi me Ippon ndaj Koussay Ben Gares nga Tunizia.
“Në luftën e parë të repasazhit, Shpati ishte i lirë, kurse në luftën e dytë të repasazhit, Shpati mposhti me Ippon, Athanasios Mylonelis nga Greqia. Për medaljen e bronztë Shpati mposhti me Ippon, Rayane Zakaria Benatia nga Algjeria.” – ka njoftuar Federata e Xhudos në Kosovë. Pak momente para Zekajt, xhudistja Laura Fazliu fitoi medaljen e argjendtë.
Një ditë më parë, xhudistja Flaka Loxha fitoi medaljen e bronztë, të tretën në 57 kilogramë. Xhudistët Akil Gjakova dhe Fatjona Kasapi fituan medalje të bronzta, kurse boksierja Donjeta Sadiku fitoi medaljen e artën në 60 kilogramë. Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” do të mbahen deri më në Itali.
Në këto lojëra, Kosova po përfaqësohet me 163 sportistë, në 21 sporte, duke shënuar numrin më të madh të sportistëve që kanë përfaqësuar vendin tonë në një ngjarje ndërkombëtare shumësportëshe.
