Josh Kerr: Kam garuar përballë atletëve të dopuar

0%

Rekordmeni i miljes hedh akuza të forta në intervistën që dha për “The Times” ku pohoi se është 100% i sigurt se ka garuar kundër atletëve të dopuar. Kerr shkon edhe më tej kur thotë se garat e atletikës janë të mbushura më atletë, të cilët përdorin substanca të ndaluara për të rritur performancën në kompeticione të ndryshme.

“Unë kam garuar në raundin e parë të 1500 metrave të Ëorld Championships në Londër në 2017-ën me atletë, të cilët më vonë u dënuan për shkak se ishin dopuar. Për fatin e keq sporti ynë është i mbushur me to”, tha Josh Kerr. “Nëse do të kisha përdorur doping nuk do të isha i qetë me veten time pasi do të isha i vetdijshëm se si e kisha arritur.

Kur përgatitem për një garë bëj gjithçka siç duhet nga stërvitja në pistë, te ushqimi dhe deri te orët e gjumit dhe për këtë arsye jam i qetë më vetën time. Nëse e humb garën ndihem i qetë pse e di që kam dhënë maksimumin” , tha Kerr.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot