Shpërndaje në: Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani, karrierën do ta vazhdojë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Asllani të shtunën është zyrtarizuar te skuadra e Al-Jaziras.
Mesfushori me tipare defensive është huazuar tek Al-Jazira nga Interi deri në përfundimin e edicionit 2026/27. 24-vjeçari nuk ishte në planet e trajnerit të Interit, Cristian Chivu, ndaj vendosi të ndryshojë skuadër Asllani ishte i huazuar te Beshiktashi gjatë pjesës së dytë të edicionit të kaluar.
Ndërsa në pjesën e parë të edicionit, mesfushori me tipare defensive ishte i huazuar te Torino. Kontrata me “Nerazurrët” i përfundon në verën e vitit 2028. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë tek Interi u transferua në vitin 2023 nga Empoli për 15.7 milionë euro.
