Ministri në detyrë i Arsimit, Hajrulla Çeku, ka marrë pjesë në një seminar të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) më . Ky është takimi i katërt zyrtar në mes Çekut dhe SBASHK-ut, i cili mori detyrën e ministrit të Arsimit në shkurt të vitit 2026.
Sipas njoftimit të Sindikatës, seminari zgjat dy ditë dhe ka temën “Fuqizimi i SBASHK-ut për dialog social, negociata kolektive dhe përfaqësim të punëtorëve të arsimit”. Në fjalën e tij thuhet se Çeku i ka dhënë rëndësi bashkëpunimit dhe dialogut me punonjësit e arsimit.
“Dialogu, kur është i hapur, konstruktiv dhe i bazuar në kulturën e kompromisit, na sjell zgjidhjet shumë më mirë sesa kur ka partneritet sa për të thënë dhe nuk ka mirëkuptim e mirëbesim.” – është cituar ministri Çeku.
Kurse, Rrahman Jasharaj, kryetari i SBASHK-ut, ka kujtuar se si dialogu social ndërmjet sindikatave dhe Qeverisë për një kohë ishte ndërprerë dhe kishte stagnuar, por ka theksuar se tashmë rrethanat kanë ndryshuar sa i përket dialogut me Ministrinë e Arsimit.
“Do të bëjmë të pamundurën që ta kemi Kontratën Kolektive.” – ka deklaruar Jasharaj për kontratën, draftin e të cilës e dorëzuan më . Jasharaj ka përmendur edhe Strategjinë e Arsimit të hartuar nga Ministria e Arsimit duke thënë se SBASHK-u do të japë kontributin maksimal në zbatimin e saj, me qëllim përmirësimin e gjendjes në arsim dhe krijimin e kushteve më të mira për mësimdhënësit.
Ymer Ymeri, sekretar i përgjithshëm në SBASHK ka prezantuar disa nga hapat që SBASHK-u i ka paraparë për zhvillimin e dialogut social me Qeverinë, ndër ta: institucionalizimin e takimeve të rregullta me Ministrinë e Arsimit, rikthimin e negociatave për Kontratën Kolektive të Arsimit, angazhimin në procesin për Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive, krijimin e grupeve të përbashkëta të punës dhe monitorimin e zbatimit të marrëveshjeve.
“Ymeri theksoi se katër takimet e zhvilluara me Ministrin e Arsimit brenda një periudhe rreth njëmujore paraqesin një mundësi të re për forcimin e dialogut institucional, duke nënvizuar se kjo dinamikë duhet të shndërrohet në dialog të rregullt, negociata konkrete dhe marrëveshje të zbatueshme.” – thuhet në komunikatë.
Ndërsa Atdhe Hykolli, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka deklaruar se një dialog i mirëfilltë social do të krijonte kushte më të favorshme për punonjësit jo vetëm të arsimit, por edhe të sektorëve të tjerë në Kosovë, pasi sipas tij, shumë prej problemeve mund të zgjidhen përmes dialogut.
Sa i përket seminarit, janë planifikuar ligjërata dhe diskutime për çështje të rëndësishme për veprimtarinë sindikale. Alban Zeneli, profesori i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës ka ligjëruar për “Komunikimin me anëtarësinë dhe forcimin e strukturave sindikale”, ndërsa së bashku me kryetarin Jasharaj kanë trajtuar edhe temën “Aftësitë negociuese dhe ndërtimi i argumenteve sindikale”.
Një tjetër temë ishte edhe “Inteligjenca Artificiale dhe sfidat e reja për mësimdhënësit – roli i sindikatës”, e cila u trajtua nga profesori Zeneli, Ymer Ymeri, dhe Osman Beka, ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të Divizionit për Zhvillim Profesional dhe Licencim të Personelit Arsimor në Ministri të Arsimit.
SBASHK-u ka njoftuar se seminari do të vazhdojë edhe të dielën, më , me temat “Negociatat kolektive – si përgatitet një proces i suksesshëm negociues” dhe “Prioritetet dhe kërkesat kryesore të punëtorëve të arsimit”. Në anën tjetër, takimi i fundit ku mori pjesë SBASHK-u me Çekun ishte në Ministri të Arsimit një ditë më parë , më .
Kurse, më , Çeku organizoi një punëtori dyditore me drejtorë komunalë të Arsimit dhe përfaqësues të SBASHK-ut. Dhe takimi i parë Çeku-SBASHK u zhvillua më .
