Nepali ka pezulluar të shtunën operacionet e kërkim-shpëtimit për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndërsa autoritetet kanë kërkuar ndihmë teknike ndërkombëtare për përballimin e pasojave të përmbytjeve shkatërruese pranë kufirit me Tibetin. Përmbytjet dyshohet se u shkaktuan nga shembja e një akullnaje, e cila solli sasi të mëdha uji, balte, gurësh dhe akulli në lumenjtë malorë.
Sipas të dhënave të raportuara, të paktën 626 persona kanë humbur jetën në Nepal dhe shtatë të tjerë në Tibet. Katastrofa ka shkaktuar gjithashtu dëme të mëdha në ndërtesa, ura dhe infrastrukturën energjetike. Ministri nepalez i Financave ka deklaruar se për rindërtimin e zonave të prekura mund të nevojiten rreth 4 deri në 5 miliardë dollarë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
