Ministria e Mbrojtjes mbi situatën me zjarret: Katër prej tyre

0%

12 vatra zjarri janë raportuar në vend deri në orën të 29 gushtit. Katër prej tyre vijojnë të jenë aktive, ndërsa tre të tjera janë nën mbikëqyrje. Situata më problematike paraqitet në Dajt, në drejtim të Qafë-Priskës dhe përballë Farkës, ku janë regjistruar riaktivizime dhe përhapje e flakëve.

Për përballimin e situatës në terren janë angazhuar 214 forca operacionale, 6 automjete zjarrfikëse, 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë. Në Dajt po ndërhyjnë 25 forca zjarrfikëse dhe të AZM-së, si dhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura.

Ndërhyrja nga ajri po kryhet me dy helikopterë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve në zonën ku zjarri është riaktivizuar. Një tjetër vatër aktive është ajo në Vajkal të Bulqizës. Për shuarjen e zjarrit është angazhuar një helikopter, ndërsa në terren ndodhen 30 efektivë të Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, forcat pyjore dhe vullnetarët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aktive mbeten edhe vatrat në Qafë të Helmës dhe Sllatinë të Dibrës. Në Qafë të Helmës situata po monitorohet dhe nuk raportohen zhvillime të reja apo rrezik për zonat e banuara. Në Sllatinë janë angazhuar 78 forca nga MZSH-ja, shërbimi pyjor, ADZM-ja, bashkia dhe vullnetarët për përballimin e situatës.

Ndërkohë, vatrat në Komsi, malin e Dardhës dhe malin e Qukësit janë izoluar ose ndodhen nën mbikëqyrje. Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ato aktualisht nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Në Vlorë, zjarri në Delisuf është shuar plotësisht. Flakët kishin përfshirë rreth 2 hektarë sipërfaqe me shkurre.

Forcat e angazhuara në terren vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në zonat ku ka ende aktivitet, ndërsa fokusi mbetet te frenimi i përhapjes së flakëve dhe parandalimi i riaktivizimit të vatrave të izoluara.

Burimi: Bota Sot