E mbijetuar mes rrënojave/ 97-vjeçarja shpëtohet pas 4 orësh, mbi 600

0%

Mrekullitë ekzistojnë dhe dëshmi të tilla vijnë tashmë nga Nepali. Një grua e moshuar 97-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga ekipet e kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve shkatërrimtare që goditën këtë vend. Mjekët kanë zbuluar se 97-vjeçarja ndodhet në spital dhe po merr trajtimin e duhur mjekësor.

Guna Maya Bohara u shpëtua pas një operacioni që zgjati rreth katër orë, gjatë të cilit ekipet e shpëtimit punuan për ta nxjerrë nga rrënojat e shtëpisë së kujdesit për të moshuar, ku ajo ndodhej.

Stërnipi i saj, Dipak Bohara, i cili kishte udhëtuar nga Katmandu për të ndihmuar në shpëtimin e saj, tha për BBC Nepali se 97-vjeçarja dukej si “një luftëtare” që po kthehej fitimtare nga beteja. Bilanci i viktimave të konfirmuar në zonën mes Nepalit dhe Tibetit ka arritur mbi 600 të vdekur, ndërsa mbi 2400 persona rezultojnë ende të zhdukur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithëse kërkimet vijojnë 4 ditë pas katastrofës së rëndë që goditi këtë vend aziatik, shpresat për të gjetur persona të gjallë nën baltën dhe rrënojat e shkatërrimit thuajse janë shuar. Familjet e të zhdukurve, përfshirë të paktën 517 shtetas të huaj, po presin lajme për ta. Por identifikimi i trupave të gjetur është një proces mjaft i vështirë.

Shkaku i katastrofës së rëndë natyrore dyshohet se është një akullnajë e Himalajave e cila u shemb si pasojë e temperaturave të larta duke bllokuar përkohësisht rrjedhën e lumit Bhote Koshi dhe më pas duke çliruar një masë të madhe uji.

Media ndërkombëtare kanë publikuar tashmë momentin e shembjes së këtyre masave të akullit dhe shkëmbinjve shkaktoi një rrjedhë të fuqishme uji, balte dhe mbeturinash, e cila u përhap me shpejtësi në drejtim të zonave të banuara. Ekipet e emergjencës thonë se shiu dhe moti i keq po e vështirësojnë arritjen në disa nga zonat më të prekura.

Por rreziku i një vale tjetër përmbytjesh nga Himalaja mbetet alarmi më i madh që shton frikën për thellimin e përmasave të kësaj tragjedie. Një liqen akullnajor i formuar nga uji i përmbytjes dhe mbetjet pranë kufirit Nepal-Tibet mund të dalë nga brigjet e tij dhe të godasë mbi banorët e luginës kufitare.

Kapacitetet e Nepalit, për t’i bërë ballë kësaj katastrofe janë shumë më të kufizuara. Megjithëse vendi ka nevojë për gjithçka, qeveria në Katmandu ka vendosur të mos pranojë ndihmat e ofruara nga vendet e tjera. Sipas autoriteteve në Nepal, përvoja e tërmetit të vitit 2015 tregon se pranimi i ndihmës ndërkombëtare nuk është domosdoshmërisht zgjidhja më e mirë.

Referuar asaj përvoje kur ekipet e shpëtimit nuk arritën dot të mbërrinin në zonat më të largëta, autoritetet e Nepalit janë të gatshme të presin ndihma financiare, por jo ekipe shpëtimi. Banorët e zonës mbeten në emergjencë të thellë humanitare pas shkatërrimit total nga përmbytja katastrofale. Në zonat më të goditura po mbërrijnë kamionë me ndihma ushqimore dhe shëndetësore.

Burimi: Bota Sot