Kane konfirmon nisjen e negociatave për zgjatjen e kontratës

0%

Fitorja 5-1 përballë Shtutgart ka qenë vetëm njëri prej disa lajmeve të mira që kanë marrë tifozët e Bayern-it mbrëmjen e së premtes. Bomberi anglez i klubit më të titulluar në Gjermani ka lajmëruar personalisht se enturazhi i tij ka nisur që të negociojë zgjatjen e kontratës aktuale. “Bisedimet kanë nisur javën e kaluar dhe deri më tani gjithçka po shkon shumë mirë.

Mos prisni që të mbyllet gjithçka brenda pak javësh pasi gjithçka duhet parë në detaje. Unë jam 33 vjeç dhe me shumë mundësi do të jetë kontrata ime e fundit. Gjithçka po shkon në rrugën e duhur”, tha anglezi. Sipas ekspertëve të futbollit gjerman çështja kryesore ku FC Bayern dhe Kane ende nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët është ajo që i përket kohëzgjatjes së akordit të ri.

Kane preferon që të rinovojë për tri vite ndërsa Bayern për momentin i ofron rinovim 2-vjeçar. Për këtë marrëveshje po dje komentoi edhe CEO i klubit, Dressen, i cili tha: “ Rëndësi ka që mes palëve lidhja është shumë e fortë. Ky fakt na bën që nga të dy anët të negociohet me qetësi. Për ne nuk s’rëndësi nëse firma vjen një ditë para apo një ditë më vonë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot