Emanuela Rusta drejton PSG- Eintracht

0%

Takimet e kthimit të raundit të tretë eliminator të UEFA Women’s Champions League 2026–27 do të jenë prova e radhës për arbitrat shqiptarë. UEFA ka vendosur që t’i besojë një ndeshje me shumë rëndësi një ekipi kuqezi. Emanuela Rusta do të jetë kryesroja e duelit të dytë mes Paris Saint Germain dhe Eintracht Frankfurt.

Për këtë ndeshje, e cila do të mbahet në “Poissy” të Parisit, Rusta do të asistohet nga dy anësore si anglezja Nicoleta Ramona Bria dhe shqiptarja Jena Mala. Ndërsa arbitre e katërt në këtë takim do të jetë Eglantina Pjetrushaj.

Burimi: Bota Sot