Marshi i 12 shtatorit, Lladrovci: Gjithmonë të bashkuar për lirinë,

0%

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin e 12 shtatorit që mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit që mbahet në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

“Qytetarë të nderuar, më 12 shtator, në ora , do të bashkohemi në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, për të përkrahur liderët tanë të luftës dhe paqes ”, ka shkruar Lladrovci. “Gjithmonë të bashkuar për lirinë, për UÇK-në. Liri për çlirimtarët!” , ka shtuar ai.

Marshi në mbështetje të katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit mbahet para vendimit përfundimtar të 16 shtatorit në Hagë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot