KRU “Prishtina” zë qytetarin e Drenasit duke e ujitur bahçen përmes

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se e ka kapur në flagrancë një konsumator duke e ujitur bahçen përmes një lidhjeje ilegale. Ata kanë thënë se kyçja ilegale është plombuar, dhe se rasti shkon në gjykatë. “Keqpërdoruesit e ujit në Drenas edhe në fundjavë do të përballen me forcën e ligjit”, thuhet në njoftimin e KRU-së.

“Sot, inspektorët e KRU ‘Prishtina’ në Drenas kanë kapur në flagrancë një konsumator, i cili përmes lidhjes ilegale bënte ujitjen e bahçes dhe pemëve dekorative në hapësirat e banimit kolektiv në Poklek të Ri”. “Kyçja ilegale është plombuar dhe rasti shkon në gjykatë”.

Burimi: Bota Sot