Martens: Lavdërimi i Ratko Mlladiqit në Serbi është i turpshëm

0%

Gazetari gjerman Michael Martens ka reaguar ndaj glorifikimit të ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mlladiq, duke e cilësuar atë si të turpshëm. Martens ka vlerësuar në të njëjtën kohë ish-ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Draškoviq, për qëndrimet e tij ndaj së kaluarës nacionaliste të Serbisë.

“Glorifikimi i personit dhe veprave të Ratko Mlladiqit është i turpshëm”, ka shkruar Martens. Sipas tij, Drashkoviqi nuk është president i Serbisë, por flet për atë që, sipas Martensit, do të duhej të thoshte presidenti i vendit. “Ai flet në një mënyrë vërtet presidenciale.

Ai është shembull i një njeriu që i ka tejkaluar në mënyrë të besueshme gabimet e tij të hershme nacionaliste”, ka shkruar Martens. Deklarata vjen në një kohë kur në Serbi vazhdojnë debatet për trajtimin publik të figurës së Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga mekanizmat ndërkombëtarë të drejtësisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot