Tri shkolla në Kamenicë do të fillojnë mësimin tërëditor më 1 shtator

0%

Tri shkolla fillore të mesme të ulëta në Komunën e Kamenicës do të fillojnë mësimin tërëditor më . Shkolla “Metush Krasniqi në Roganë, “Abdullah Krashnica” në Koretin dhe shkolla “Skënderbeu” në Hogosht, janë planifikuar të jenë shkollat e para që do të fillojnë mësimin tërëditor në Kamenicë.

Plani strategjik për mësimin tërëditor ishte hartuar që nga viti 2025 dhe ishte paralajmëruar që mësimi tërëditor të fillojë po atë vit, por për shkak të mungesës së sigurimit të ushqimit dhe përgatitjeve të tjera që nuk ishin plotësisht gati, nuk kishte filluar.

Ndërsa këtë vit sipas drejtorit të Arsimit në Komunën e Kamenicës, Selami Klaiqi, të gjitha përgatitjet e nevojshme për mësimin tërëditor janë në përfundim e sipër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ne si drejtori e arsimit mendojmë se jemi të gatshëm për të filluar këtë vit me mësimin tërëditor, pasi i kemi bërë të gjitha përgatitjet e mundshme në raport me inventarin, infrastrukturën, planifikimet, stafin dhe në përgithësi me kushtet e shkollave, jemi duke vazhduar përgatitjet dhe po gjejmë një përkrahje të madhe edhe nga ana e prindërve.” – ka thënë Klaiqi në një intervistë për KALLXO.com më .

Sipas tij, Kamenica është komuna e parë që po planfikon të fillojë mësimin tërëditor në shkollat fillore të mesme të ulëta për dallim nga Prishtina që ka filluar me shkollat fillore.

“Këto tri shkolla janë shkolla fillore dhe fillore të mesme të ulëta, mendoj se jemi një prej komunave të vetme në nivel vendi që mësimin tërëditor po e planifikojmë në këtë format, për dallim prej Prishtinës që i ka shkollat e ndara nga ato fillore me ato të mesm të ulëta.” – ka shtuar Klaiqi. Si do të jetë orari mësimor?

Në bazë të planit, orari i mësimit do të fillojë në orën dhe do të përfundojë në orën , por prindërit mund të zgjedhin t’i dërgojnë fëmijët e tyre edhe më herët ose t’i lënë të qëndrojnë edhe pas këtij orari deri në orën .

“Prindërit që punojnë mund t’i sjellin fëmijët edhe para orës , pra nga ora , ku gjatë asaj kohe ata mund të marrin ndonjë ushqim të lehtë nga shtëpia apo të merren me ndonjë aktivitet deri sa të fillojë ora e parë, ndërsa pas përfundimit të orës së fundit në , fëmijët mnd të qëndojnë në shkollë deri në orën , ku do të caktohet një kujdestar për t’i mbikëqyrur deri sa ata merren me aktivitete të ndryshme në hapësirat e shkollës.” – ka thënë Klaiqi.

Në shkollën “Skëndërbeu” në Hogosht, mësimi është planifikuar të fillojë në orën . “Vetëm në Hogosht kemi parashikuar që mësimi të fillojë në orën , për shkak se kemi disa nxënës që vijnë nga fshatra të thella me transport të siguruar nga komuna.” – ka shtuar Klaiqi.

Aktivitetet jashtëkurrikulare dhe menaxhimi i burimeve njerëzore Mbushja e orarit të zgjatur mësimor është planifkuar të bëhet në kombinim me aktivitete kurrikulare dhe jashtëkurrikulare, pra shkollat në fjalë do të kenë dy ditarë. “Ne e kemi ndarë pjesën e aktiviteteve kurrikulare dhe jashtëkurrikulare.

Shkollat do të operojnë me dy ditarë, me ditarin e rregullt që është zyrtar i ministrisë, që përfshin aktivitetet kurrikuare dhe ne kemi hartuar edhe një ditar që do të përfshijë aktivitetet jashtëkurrikulare.” – ka thënë Klaiqi. Kokërrshilte në kabinete Aktivitetet jashtëkurrikulare përfshijnë aktivitete si ato sportive, art, muzikë, kodim e vallëzim.

“Ne jemi kujdesur që të angazhojmë 6 ekspertë të disiplinave të ndryshme sportive dhe kemi planifikuar që në secilën shkollë të ketë 2 deri në 3 kabinete që do të jenë me kokërrshilte, dhe fëmijët nuk do të qëndrojnë vetëm në karrige të zakonshme, por aktivitetet si arti, muzika, dhe leximi do të mbahen në këto kabinete me kokërrshilte.” – ka thënë Klaiqi.

Ndër të tjera Klaiqi bëri të ditur se nga 1 shtatori do të fillojë në të gjitha shkollat e komunës së Kamenicës lënda e kodimit që nga klasa e parë, për herë të parë në nivel vendi. Këtë orë do ta mbajnë mësimdhënës të TIK-ut ose mësimdhënës që janë trajnuar nga ekspertë vetëm për këtë lëndë.

Klaiqi ka bërë të ditur se për mbushjen e orarit mësimor nuk ka pasur nevojë për rekrutim të madh të stafit të ri, pasi vetëm është bërë një menaxhim më i mirë i stafit ekzistues. Ai ka treguar se asnjë mësimdhënës nuk do të kalojë normën e orëve mësimore deri në 20 orë dhe nuk do të punojë me orar të zgjatur.

“Kemi paraparë që asnjëri prej mësimdhënësve të mos punojë mbi normë, sepse shqetësimet kanë qenë se mësimdhënësit do të punojnë me orar të zgjatur.

Tek mësuesit e përgjithshëm i kemi hequr lëndët e muzikës, anglishtes, kodimit, artit dhe këto lëndë ia kemi dhënë arsimtarëve, sepse në këto lëndë kemi pasur mësimdhënës me minus orë dhe kemi arritur që të mbushim normën e orëve të tyre.” – ka shtuar ai.

“Jemi siguruar që secila prej shkollave që do të hyjë në mësim tërëditor të ketë mësimdhënës të mjaftueshëm, psikolog, logoped, tani jemi në rekrutim për asistente për fëmijë me nevoja të veçanta, kemi bërë kërkesë tek drejtorët e shkollave që të ketë edhe mësues/e mbështetës/e, e cila është aprovuar.” – ka thënë Klaiqi. Si është planifikuar të shërbehet ushqimi?

Nxënësit do të shërbehen me një shujtë në kohën e drekës, rreth orës -, e cila do të sigurohet nga Kuzhina e Qytetit, që është një projekt i realizuar në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe ka kapacitet të sigurojë rreth 2500 shujta në ditë.

“Kuzhina e Qytetit do të furnizojë këto 3 shkolla, në termine të njëjta apo me dallime nga 30 minuta prej një shkolle në shkollën tjetër. Kapaciteti i kuzhinës në nivel të komunës është deri në 2500 shujta ditore.” – ka bërë të ditur Klaiqi.

Përveç hartimit të menysë për nxënësit, komuna ka shtuar githashtu numrin e stafit në këtë kuzhinë dhe blerjen e pajisjeve të duhura për transport dhe paketim të ushqimit.

Salla ku do të shërbehet ushqimi “Së fundmi kemi rekrutuar stafin në Kuzhinën e Qytetit dhe kemi përfunduar kontratat sa i përket ushqimit dhe blerjes së pajisjeve të nevojshme për paketim dhe transport të ushqimit në këto tri shkolla. Numri total i nxënësve dhe stafit që do të ushqehen në këto tri shkolla është rreth 550-600 persona.” – ka shtuar ai.

Menyja e cila është përgatitur, është një meny e balancuar në kuptimin e nevojave ushqimore për fëmijët. “Sa i përket ushqimit, ekspertët e fushës nga përvoja e shkollave me mësim tërëditor në Prishtinë na kanë rekomanduar të mos kemi shumë gjella, pasi fëmijët nuk po i hanë dhe shumica e tyre hidhet, andaj ne kemi menduar që të bëjmë ushqim të balancuar përmes sanduiçave, hamburgerave, picave dhe sallatave, në mënyrë që fëmijët t’i kenë të paketuara dhe të mund t’i hanë pastaj edhe në shtëpi.” – ka shtuar Klaiqi.

Inventari dhe kyçja e shkollave në ujësjellës Komuna e Kamenicës ka bërë të ditur se një pjesë e inventarit të ri është siguruar edhe nga diaspora dhe është shpërndarë në shkollat ku kishte nevojë.

“Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë edhe me mërgatën e Kamenicës, nga të cilët së fundmi kemi marrë tre kamionë të mëdhenj me inventar për shkolla dhe i kemi shpërndarë në shkollat ku kishte më shumë nevojë.” – ka thënë Klaiqi. Shkollat “Skëndërbeu” në fshatin Hogosht dhe “Metush Krasniqi” në Roganë priten të kyçen së shpejti në ujësjellës.

“Në Roganë sot ose nesër do të angazhohemi që kontrata të jetë e gatshme që të përfundojë kyçja në ujësjellës me kohë, ndërsa në Hogosht as fshati nuk ka qenë i kyçur, andaj komuna para 2 ose 3 javëve ka arritur marrëveshje me operatorin që kyçja të bëhet shumë shpejt.” – ka shtuar Klaiqi.

Sfidat dhe planet e ardhshme Drejtori i Arsimit në Kamenicë, Selami Klaiqi, ka bërë të ditur se kosto e implementimit të mësimit tërëditor nuk do të jetë e vogël dhe sipas tij është normale që do të ketë sfida.

“Ne e kuptojmë që për komunën është sfidë dhe kosto shumë e madhe, por ne kemi hyrë në një risk shumë të madh në raport me prindërit edhe pse kjo kosto për ne si komunë e vogël është mjaft e papërballueshme.

Nga shtatori i vitit të ardhshëm po pretendojmë që do t’i fusim në mësim tërëditor edhe shkollat e qytetit sepse jemi në përfundim të projektit të ndërimit të shkollës ‘Fan Noli’.” – ka shtuar ai. KALLXO.com ka vizituar nga afër shkollën “Metush Krasniqi” në Roganë më , dhe ka folur edhe me drejtoreshën e kësaj shkolle.

Valentina Kallaba, tha se lajmin për fillimin e mësimit tërëditor e kanë pritur shumë mirë edhe nxënësit edhe prindërit dhe janë të gatshëm që si drejtori e shkollës të angazhohen për përgatitjet dhe zbatimin e vazhdueshëm të planit strategjik. Ndër të tjera, ajo tha se prej mësimit tërëditor përfitues janë jo vetëm nxënësit, por edhe prindërit.

“Ne si drejtori e shkollës kemi marrë të gjithë hapat e nevojshëm për fillmin e këtij viti të ri shkollor.” – ka thënë ajo.

Nëna e dy nxënësve të shkollës “Metush Krasniqi” në Roganë, Blinera Kryeziu tha për KALLXO.com më , se mësimi tërëditor do të jetë një lehtësim i madh për prindërit, jo vetëm për orarin e zgjatur, por edhe për pjesën e detyrave të cilat nxënësit do t’i përfundojnë në shkollë.

“Për mua si prind, mësimi tërëditor është një lehtësim sepse punoj me orar të gjatë, 12 orë, dhe sidomos për detyrat e shtëpisë është lehtësim i madh nëse i kryejnë në shkollë. Për ne ka qenë sfidë pas një orari të gjatë të kthehemi në shtëpi dhe të merremi me detyrat e fëmijëve.

Unë ju uroj shumë shëndet dhe suksese fëmijëve në këtë fllim të ri, jam e lumtur kur e di se kjo po bëhet për të ardhmen e tyre që të jetë më e ndritur.” – ka thënë ajo.

Burimi: Kallxo