As fundjava nuk i ka shpëtuar kontrolleve të KRU “Prishtina” ndaj keqpërdoruesve të ujit. Inspektorët e kompanisë kanë kapur në flagrancë një konsumator në Drenas, i cili dyshohet se përmes një lidhjeje ilegale përdorte ujin për ujitjen e bahçes dhe pemëve dekorative.
Rasti është evidentuar në hapësirat e banimit kolektiv në Poklek të Ri, ku inspektorët kanë ndërhyrë dhe kanë plombuar kyçjen ilegale. KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se rasti tashmë do të procedohet në gjykatë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
