Norvegjezët e Vikingut akuzojnë Hoxhën për racizëm

0%

Shpërndaje në: UEFA ka hapur hetimet për një incident të mundshëm racist pas humbjes së Dinamo Zagrebit nga Vikingu në Norvegji, që ishte ndeshja kthyese e plejofit për inkuadrim në Ligën e Kampionëve. Dhe është Arbër Hoxha që akuzohet sipas burimeve të afërta me klubin norvegjez, si iniciator i konfliktit verbal me një futbollist të Vikingut, shkruan “Germanijak” të shtunën.

Në fakt, ka qenë vetë mesfushori i Vikingut, Tobias Moi, ai i cili ka folur me zyrtarë të UEFA-s pas ndeshjes. Dinamo humbi 3:1 dhe u eliminua. Tani do të luajë në Ligën e Evropës. Sipas këtyre akuzave, konflikti verbal mes Hoxhës dhe Moit ka ndodhur në imnutën e 57-të, pak pasi Zlatko Tripiq mori karton të verdhë. Dinamo nuk ka konfirmim zyrtar se Hoxha është futbollisti që po hetohet.

Për shkak të hetimeve, të gjithë palët e përfshira kanë refuzuar të japin komente rreth kësaj ngjarjeje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha