Sulmuesi anësor kosovar, Edon Zhegrova nuk është grumbulluar fare për ndeshjen e sotme (e shtunë) të Juventusit dhe kjo ka shtuar edhe më shumë zërat rreth një largimi të tij drejt Lazios në ditët e fundit të afatit kalimtar veror. Juventusi luan sonte në mbrëmje ndeshjen e xhiros së dytë në Serie A, pasi e pret Parmën në Allianz Stadium nga ora .
Vetëm disa orë para ndeshjes kundër Parmës, trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, njoftoi listën e tij të lojtarëve të ftuar.
I giocatori convocati per #JuveParma 📜⚪⚫ Powered by @WhiteBit pic.twitter.com/sw2LuzcfYL — JuventusFC (@juventusfc) August 29, 2026 Yjet si Kenan Yildiz, Khephren Thuram dhe Weston McKennie mungojnë për shkak të lëndimit, por në listë vërehet edhe mungesa e yllit kosovar, Edon Zhegrova.
Sipas gazetës italiane Tuttosport , mungesa e Zhegrovës lidhet me arsyet e një transferimi të mundshëm këto ditë. Lazio synon transferimin e Edon Zhegrovës me një formulë që Juventusi mund ta pranojë Lojtari prishtinas është vënë në shënjestër të Lazios, të cilët kanë filluar diskutimet fillestare eksploruese me drejtuesit e Juventusit.
Me Nico Gonzalez të konfirmuar në skuadër, ish-lojtari i Lille mund të shitet, duke pasur parasysh numrin e madh të lojtarëve sulmues në dispozicion të Spallettit.
