​Gjini: Pres lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, një dënim do të prekte

0%

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, thotë se pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë. Gjini deklaron se një vendim dënues për veprat që u atribuohen nga Gjykata Speciale ish-krerëve të UÇK-së do të prekte të gjithë atë që, sipas tij, është ndërtuar në Kosovë.

Gjini: Pres lirimin e ish-krerëve të UÇK-së “Një verdikt dënues për veprat të cilat iu ngarkohen këtyre njerëzve është verdikt dënues për gjithçka çka kemi ndërtua ne. Duhet me kuptu këtë gjë.

Unë e di intimisht se një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës e kuptojnë kështu, por fatkeqësisht po shohim se janë disa njerëz që nuk po kuptojnë se, nëse dënohen këta njerëz, pasojat ka me i bajt secili qytetar i Kosovës. Ka me u dëmtu tregimi ynë për lirinë… Prej asaj që kemi pa gjatë gjykimit, unë nuk besoj se ka materie që dikush me dënu aty” , deklaron ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjini konfirmon pjesëmarrjen në marshin e 12 shtatorit, derisa shton se do të jetë edhe folës në këtë aktivitet. Marshi për ish-krerët e UÇK-së: Gjini konfirmon pjesëmarrjen “Nëse organizohet një marsh ose manifestim për katër persona shumë të rëndësishëm të Kosovës, ish-president, ish-kryetar të Kuvendit dhe ish-deputet që po ballafaqohen me një proces të drejtësisë.

Edhe nëse unë iu them juve që lirimi ka me qenë lajm i mirë për secilin dhe nëse është e kundërta ka me qenë lajm i keq, atëherë duhet me iu shku ftesa të gjithëve. Unë nuk besoj se ka këtu diçka që mundet me u interpretu puro politike”, thekson Gjini. Gjini ka komentuar edhe deklaratën e Ramush Haradinajt për propozimin e Hashim Thaçit për president të Kosovës.

Pse Ramush Haradinaj e propozoi Hashim Thaçin për president? “Nuk e di, a është e mundshme… nuk e di, për shkak se këtu ka shumë të panjohura. Dikush duhet me i bërë votat. Nuk është veç me e marrë në intervistë dikënd për me u bërë president, siç iu thashë më herët.

Nuk mundem me i ditur këto gjëra, ju thashë edhe në fillim, Ramush Haradinaj është personalitet i veçantë, ka të drejtën me menduar. Po ju keni pa që ai i ka dhënë të drejtën edhe vetes, s’mundet kërkush mos me ia dhënë. Për shkak se në këtë fazë Aleanca nuk ka nxjerrë kurrfarë kushti as për presidencë, as për qeveri, as për kurrgjë.

E dini, domethënë… gjashtë pikat tona nuk kanë të bëjnë me funksione shtetërore, edhe unë po besoj që Ramushi i ka dhënë një mesazh më tepër sesa veç me e qit dikënd në pozitë të keqe, po prapë çkado që të ndodhë në politikë, interpretimet janë shumë të ndryshme, secili njeri e interpreton prej këndit të vet.

Ato kënde mundem mos me u përputh, shumicën e rasteve nuk përputhen”, pwrfundon ai.

Burimi: Bota Sot