Norris i përgjigjet Verstappenit

0%

Në Woking të Anglisë kampioni i botës në fuqi i Formula 1, Lando Norris, ka firmosur rinovimin e kontratës me McLaren-in. Falë akordit të ri Norris qëndron me ekipin në fjalë deri në 2030-ën ndërsa shtëpia automobilistike i ka dhuruar si bonus për firmën veturën me të cilën fitoi titullin vitin e kaluar.

Norris u promovua si pilot titullar në 2019-ën dhe që prej atij momenti ka garauar në 163 Çmime të Mëdha, i cili është një rekord absolut për McLaren-in. Gjatë kësaj periudhe ai ka koleksionuar 18 pole position, 48 pode, 13 fitore, dy tituj botërorë për konstruktorë dhe një për pilotë.

Burimi: Bota Sot