Katër persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në sulme me dronë ukrainas në Sevastopol dhe Belgorod të Rusisë. Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm me dron ukrainas në Sevastopol, në Gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Rusia. Lajmin e bëri të ditur guvernatori i emëruar nga Moska për Sevastopolin, përmes një njoftimi në Telegram.
Ndërkohë, në qytetin rus të Belgorodit, tre persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në një tjetër sulm me dronë ukrainas, thanë autoritetet lokale. Sipas tyre, tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
