Ekipi rus shikon “shpëtim” te sulmuesi i Kombëtares

0%

Pas 5 javësh të zhvilluara në Premier League ruse, ekipi i Akhmat Grozny grumbullon vetëm 5 pikë nga 15 të mundshme. Në këtë segment takimesh, ata kanë vetëm 1 fitore, bilanc aspak pozitiv dhe tregues i një krize në evoluim. Pjesë e Akhmat është edhe ish-sulmuesi i Flamurtarit, Erald Maksuti. Ndonëse debutoi me gol, ka 5 sfida radhazi pa “tundur rrjetën” mike.

Në postimin para duelit me Krylya Sovetov në kampionat, Akhmat Grozny ka vendosur te posteri i banerit sulmuesin Maksuti. Mbetet për t’u parë nëse shkodrani (luan me Shqipërinë U21) do e nxjerr ekipin nga ky “ngërç” i fillimit të sezonit. Erald Maksuti u transferua në Rusi nga Flamurtari gjatë kësaj vere për shifrën e 700 mijë eurove.

Burimi: Bota Sot