Zbulohen 400 bimë kanabisi në disa miniparcela në Fushë-Arrëz,

0%

Policia ka vijuar kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Fushë-Arrëzit. Gjatë një aksioni në fshatin Aprrip Guri, janë zbuluar disa miniparcela me rreth 400 bimë të dyshuara kanabis sativa. Në kuadër të operacionit janë arrestuar Sokol Jaha, 50 vjeç, dhe Emiljan Pepgjonaj, 20 vjeç, të dy banues në Aprrip Guri.

Sipas policisë, bimët janë gjetur në disa parcela të vogla dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Dy personat e arrestuar do të përballen me procedurat e mëtejshme ligjore. Aksioni vjen pas kontrolleve të zhvilluara gjatë 10 ditëve të fundit në Pukë dhe Fushë-Arrëz, ku janë zbuluar disa parcela me bimë narkotike.

Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar gjithsej 5 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot