Remzi Gubetini është personi që po kërkohet nga Policia e Kosovës lidhur me një incident të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Bardhosh të Prishtinës. Sipas informacioneve të para, i dyshuari dyshohet se rreth orës ka hyrë me forcë në një shtëpi familjare, pasi paraprakisht ka dëmtuar derën hyrëse të objektit.
Burimet bëjnë të ditur se pas hyrjes në banesë, ai dyshohet se është drejtuar në dhomën ku ndodhej gruaja e pronarit të shtëpisë. Sipas deklarimit të saj, i dyshuari e ka kapur për krahu dhe e ka puthur në faqe pa pëlqimin e saj.
Rasti është denoncuar menjëherë në Polici, ndërsa njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë intervistuar personat e përfshirë. Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë marrë gjithashtu trajtim mjekësor. Megjithatë, pavarësisht veprimeve policore për lokalizimin e tij, i dyshuari nuk është gjetur dhe vazhdon të jetë në arrati.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Sulm seksual” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vazhdojnë.
