Mungesa te Partizani

0%

Partizani nuk do të jetë i plotë në sfidën e sotme ndaj kurbinasve. Mungesa e Hjumenit për sfidën me Laçin ka qenë e pritshme, ndaj mbetet për t’u parë se kush do të marrë vendin e tij në formacion. Në garë për një vend shihen Jata dhe Onguleje, ndërsa Bratu mund të bëjë edhe një zgjidhje tjetër taktike në varësi të mënyrës se si do të kërkojë ta përballojë sfidën.

Nuk përjashtohet edhe mundësia e debutimit në kampionat e Altin Aliut. Një tjetër mungesë për teknikun rumun është Marcelino Preka. Mbrojtësi vijon të ketë probleme me gjendjen fizike dhe për këtë arsye mungoi edhe në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj Teutës. Pjesëmarrja e tij ndaj Laçit mbetet thuajse e pamundur.

Në tërësi, megjithatë, pritet që Partizani të mos bëjë shumë ndryshime në formacion. Bratu pritet t’i besojë thuajse të njëjtës bazë që zbriti në fushë ndaj Teutës, me ndryshimin e detyruar, Hjumen. Dilema ka edhe përfshirjen e dy sulmuesve që e kaluan verën të huazuar, Rrok Toma dhe David Fadairo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse dy lojtarët aktivizohen aktualisht me Partizanin, i bie që të humbasin mundësinë që të shiten në janar. Formacioni i mundshëm Qirko, Marku, Janjeva (Mija,) Vata, Antanaskovski, Sidibe, Dumbia, Ismaili, Aliu (Jata), Skuka, Keko

Burimi: Bota Sot