Portieri i PSG-së rrëzohet dhe humbet ndjenjat në fushë

0%

Portieri i PSG-së, Matvei Safonov, pësoi një incident shqetësues gjatë ngrohjes pak para fillimit të ndeshjes kundër Lilë, duke u rrëzuar në fushë pas një përplasjeje. Gardiani rus u përplas me trajnerin e tij të portierëve përpara se të binte në tokë. Safonov qëndroi në fushë për disa minuta ndërsa mori vëmendjen e stafit mjekësor të PSG-së.

Pavarësisht kësaj, ai luajti si titullar në ndeshjen që u mbyll barazim 2-2 ndaj Lilë.

Burimi: Bota Sot