Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë në fshatin Llabjan të Novobërdës, ku humbi jetën 63-vjeçari Halil Maliqi, raporton ekskluzivisht Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se vozitësi i veturës së dytë të përfshirë në aksident është Idriz Zeqiri, rreth 40-vjeçar, i cili po drejtonte një Volkswagen Caddy.
Tragjedi në magjistralen Gjilan–Prishtinë | 63-vjeçari goditet nga vetura e policit, më pas përplaset dhe tërhiqet zvarrë nga një automjet tjetër – dy shoferët në ndalim Ngjarja tragjike ndodhi më 28 gusht, rreth orës , në magjistralen Gjilan–Prishtinë, afër “Viva Fresh Store”.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Maliqi po kalonte rrugën kur fillimisht është goditur nga një Volkswagen Golf, që drejtohej nga një zyrtar policor. Nga goditja e parë, 63-vjeçari dyshohet se është përplasur në shiritin e majtë të rrugës, pikërisht në pjesën ku nga drejtimi i kundërt po lëvizte vetura që drejtohej nga Zeqiri. Aty ka ndodhur goditja e dytë.
Sipas të dhënave të rastit, VW Caddy e ka goditur 63-vjeçarin dhe e ka tërhequr zvarrë për disa metra, ndërsa viktima ka mbetur për disa çaste nën veturë. Ekskluzive | Ky është zyrtari policor që dyshohet se goditi 63-vjeçarin për vdekje në Llabjan – viktima u përplas më pas nga një veturë tjetër Lëndimet e pësuara kanë rezultuar fatale për Maliqin.
Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që të dy vozitësit e përfshirë në aksident të ndalohen për 48 orë. Trupi i pajetë i 63-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë dinamikën e plotë të aksidentit dhe përgjegjësinë eventuale të secilit prej vozitësve.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
