Bleona Qereti shkëlqen në bikini të arta, ekspozon format trupore

0%

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me disa fotografi të publikuara nga pushimet e saj. Interpretuesja e hitit “Mandarine” është shfaqur e veshur me një palë bikini njëpjesëshe në ngjyrë ari, duke vënë në pah format e saj trupore.

Bleona është kujdesur që në këto fotografi të theksojë linjat e saj, ndërsa nuk ka zbuluar se cili është destinacioni ku po i shijon këto ditë pushimi. Me kalimin e viteve, këngëtarja ka ruajtur një figurë të dallueshme në skenën shqiptare, ndërsa paraqitjet e saj ekstravagante dhe të guximshme vazhdojnë të marrin vëmendje të madhe.

Edhe këtë herë, fotografitë e saj kanë nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk kanë kursyer komplimentet për paraqitjen e artistes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi