I moshuari gjendet i pajetë dhe i gjakosur pranë Markatës në Elbasan.

0%

Një i moshuar është gjetur i pajetë dhe i gjakosur paraditen e sotme në zonën e Markatës në Elbasan. Ngjarja është raportuar rreth orës , pasi një person është parë i shtrirë në rrugë pranë Markatës. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se i moshuari ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në tokë. Shkaqet e rrëzimit ende nuk janë të qarta.

Një nga pistat që po verifikohet është mundësia që i moshuari të ketë pasur një problem të papritur shëndetësor, i cili mund t’i ketë shkaktuar humbjen e kontrollit mbi biçikletën. Mes mundësive që po shqyrtohen është edhe një luhatje e tensionit apo një problem kardiak.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa kanë nisur verifikimet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe nëse rrëzimi ka ardhur si pasojë e një problemi shëndetësor. Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen pas veprimeve të mëtejshme dhe verifikimeve në vendngjarje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot