Erdogan u bën thirrje muslimanëve për unitet: Duhet të jemi bashkë si

0%

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Ankaraja po punon për të forcuar aleancat dhe për të zvogëluar mosmarrëveshjet në mbarë botën islame.

“Ne besojmë se ka mirësi në unitet, po punojmë për të forcuar aleancat dhe për të zvogëluar mosmarrëveshjet si mes nesh, ashtu edhe në mbarë botën islame”, tha Erdogan në fjalimin e tij në programin e Javës së Lindjes së Profetit Muhamed në Stamboll.

Presidenti Erdogan tha se shpreson që muslimanët, “të cilët formësuan historinë dhe sollën rend në botë për shekuj me radhë”, të ribashkohen “si tullat në një mur”. Ai theksoi rëndësinë e unitetit mes muslimanëve, duke u bërë thirrje atyre të mbrojnë të drejtat e tyre dhe të punojnë së bashku për të ndërtuar paqen dhe sigurinë në rajon.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Po kalojmë nëpër një luftë historike mes së mirës dhe së keqes dhe dashtë Zoti e mira do të triumfojë”, shtoi Erdogan. “Ideologjia radikale, pushtuese dhe gjenocidale e njohur si sionizëm”, paralajmëroi Erdogan, “jo vetëm që kërcënon paqen e fqinjëve të saj, por gjithashtu vë në shënjestër këdo që mbron vlerat njerëzore”. /AA

Burimi: Telegrafi