Vazhdon aksioni ndaj gurthyesve, Pacolli jep detaje: 7 ndalohen, 3

0%

Inspektorati i Mjedisit ka ndërmarrë masa ndaj disa operatorëve të gurthyesve që kanë vepruar në kundërshtim me rregullat dhe kushtet ligjore.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, e cila njoftoi se punimet u janë ndaluar shtatë gurthyesve, ndërsa tre operatorë të tjerë janë gjobitur me gjithsej 7 mijë euro për shkeljet e evidentuara. Masat janë ndërmarrë pas inspektimeve në Gjilan, Han të Elezit, Shtime, Suharekë, Mitrovicë, Viti, Lipjan dhe Prishtinë.

“7 gurthyesve u ndalohen punimet, ndërsa 3 të tjerë gjobiten me 7 mijë euro!”, ka shkruar Pacolli. Postim i plotë: 7 gurthyesve u ndalohen punimet, ndërsa 3 të tjerë gjobiten me 7 mijë euro!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Inspektorati i Mjedisit ka ndaluar punimet në 7 gurthyes që kanë operuar në kundërshtim me rregullat dhe kushtet ligjore, ndërsa 3 operatorë të tjerë janë gjobitur me 7 mijë euro për shkeljet e evidentuara. Masat janë ndërmarrë pas inspektimeve në Gjilan, Han të Elezit, Shtime, Suharekë, Mitrovicë, Viti, Lipjan dhe Prishtinë.

Procesi i verifikimit të gurthyesve ka nisur në mars, kur të gjithë operatorëve u është dhënë afat prej 15 ditësh për të dëshmuar përputhshmërinë me ligjin dhe kriteret mjedisore. Rreth 200 gurthyes kanë dorëzuar dokumentacionin, i cili është shqyrtuar nga një komision i jashtëm i angazhuar nga Ministria në prill. Një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk i kanë përmbushur kriteret ligjore.

Vetëm gjatë muajit gusht, punimet u janë ndaluar 16 gurthyesve. Inspektorati i Mjedisit është çdo ditë në terren dhe kontrollet do të vazhdojnë. Ndaj çdo operatori që vepron në kundërshtim me ligjin, ndot mjedisin apo nuk përmbush standardet e përcaktuara, do të ndërmerren masat ndëshkuese. Mbrojtja e mjedisit, tokës, ujit dhe ajrit është e pakompromis.

Nuk do të lejojmë që përfitimi i askujt të vihet mbi shkatërrimin e mjedisit të Kosovës.

Burimi: Bota Sot