Një 97-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga balta dhe rrënojat pas përmbytjeve shkatërruese që kanë goditur Nepalin, në një operacion shpëtimi të cilësuar si “mrekulli”. Guna Maya Bokhara, e cila vuan nga demenca e avancuar, jetonte në një azil pleqsh shtetëror në zonën e Rasuvës, kur ndërtesa u përfshi nga një sasi e madhe uji dhe balte.
Sipas autoriteteve, ajo është e vetmja e mbijetuar nga banorët e azilit. Ushtrisë nepaleze dhe ekipeve të shpëtimit iu deshën rreth katër orë për ta nxjerrë gruan nga rrënojat. Shpëtimtarët përdorën një ekskavator për të larguar me kujdes tonët e baltës që e kishin mbuluar. Pas shpëtimit, 97-vjeçarja u dërgua në një spital në Katmandu, ku po merr trajtim mjekësor.
Stërnipi i saj, i cili udhëtoi drejt zonës për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit, i tha BBC-së se pamja e saj duke dalë nga rrënojat i kujtoi një “luftëtari” që kthehej fitimtar nga beteja.
Pamjet e gruas së moshuar duke u transportuar brenda kovës së ekskavatorit janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare, duke u kthyer në një simbol shprese mes tragjedisë së rëndë që ka përfshirë vendin. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për mijëra persona të zhdukur. Sipas autoriteteve, rreth 2,500 persona rezultojnë ende të zhdukur.
Tre ditë pas përmbytjeve shkatërruese, bilanci i përkohshëm i viktimave ka shkuar në 633 persona, prej të cilëve 626 në Nepal dhe shtatë në Kinë. Operacionet e kërkim-shpëtimit po përqendrohen edhe në zonat përgjatë kufirit mes Nepalit dhe Kinës, ku ekipet po përpiqen të gjejnë të mbijetuar dhe të evakuojnë banorët e bllokuar.
RESCATAN CON VIDA A MUJER DE 97 AÑOS TRAS CASI 24 HORAS BAJO LOS ESCOMBROS 🥹🇳🇵 Contra todo pronóstico, Guna Maya Bohara, de 97 años, fue rescatada con vida después de permanecer cerca de 24 horas atrapada bajo lodo y escombros tras las devastadoras inundaciones en Nepal. 🚨… pic.twitter.com/kxf1pQXjMr — EnBoga (@EnBogaMx) August 29, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
